Sport

Skandal në futbollin shqiptar, lojtarët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen për vonesat në paga

22 Qershor 2020, 18:40 Nga DOSJA
Skandal në futbollin shqiptar, lojtarët e Kukësit bojkotojnë

Jo vetëm Vllaznia. Sipas gazetës Panorama Sport, edhe lojtarët e Kukësit kanë bojkotuar stërvitjen për shkak se nuk kanë marrë pagat.

Ata kanë shpresuar të shlyhen pas ndeshjes me Laçin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kanë vendosur të mos paraqiten në stërvitje.

Me të mësuar lajmin, drejtuesit e Kukësit kanë thirrur ekipin në një mbledhje urgjente për të sqaruar situatën.

Kjo është një situatë e paprecedentë, për më tepër kur bëhet fjalë për një klub si Kukësi, që është njohur për korrektësi financiare dhe ka bërë diferencën në pagesa. Priten zhvillime në orët në vijim.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kriza kukesi pagat kriza kukesi pagat

Sondazh

Poll