Sport

“Fasule dhe duke ngrënë qofte e qepë me lekë borxh”, nga ferri në parajsë,futbollisti nigerian tregon eksperiencën sh

23 Qershor 2020, 10:17 Nga DOSJA
“Fasule dhe duke ngrënë qofte e qepë me lekë

FIER-Efiong Ekemini Eyoh, është i njohur në Shqipëri si futbollist, sidomos në Kategorinë e Parë ku nigeriani ka ndërruar shumë klube. Vetëm 24 vjeç, lojtari ka ndërruar 5 skudra, shumë për një futbollist ndërsa tani duket se është sistemuar në Fier, pikërisht me skuadrën e Apolonisë. Lojtari në fakt ka vuajtur shumë çështjen e pagesave, në pjesën më të madhe të klubeve, Eyoh nuk është paguar rregullisht, ndërsa problemet më të mëdha ai i ka pasur në Cërrik.

“Kudo kam kaluar shumë mirë dhe pa asnjë problem, me përjashtim të Turbinës. Në Cërrik kam jetuar duke ngrënë qofte e qepë dhe me lekë borxh. Nuk dua as ta kujtoj më atë kohë…

Eyoh po bën katër vite në Shqipëri dhe sigurisht që tani sikur është familjarizuar ai tregon gjithashtu jetën në vendin tonë dhe nëse do të martohej me një shqiptare.

“Momentalisht jam beqar. Nuk jam në një lidhje. Është ende herët, jam i fokusuar te futbolli për momentin. Nuk e kam menduar ndonjëherë për bashkëshorte shqiptare. Nuk e di, kur ta mendoj, jua them. E përsëris që për momentin jam i përqendruar te karriera”.

Eyoh ka mbetur i mahnitur nga bukuria që ka Shqipëria, nigeriani tregon gjithashtu se çfarë i ka bërë përshtypje dhe pjata e preferuar e lojtarit.

“Më ka pëlqyer bregdeti juaj, plazhet. Shqipëria ka një natyrë të bukur bregdetare dhe plazhe mahnitëse. Janë vende ku mund të kalosh pushime relaksuese. Nuk më ka pëlqyer mentaliteti jo i shëndoshë te shumë njerëz ,ka pasur shenja racizmi ndaj meje, ka njerëz që qeshin, përqeshin dhe tallen, por kam mbajtur distancë dhe nuk kam reaguar. Kjo gjë lidhet me mentalitetin jo të shëndoshë të disa njerëzve, që e thashë edhe më lart.. Është për të ardhur keq. Si pjatë të preferuar kam fasulet.” Përfundon sulmuesi në intervistën e tij.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apolonia eyoh futboll apolonia eyoh futboll

Sondazh

Poll