Sport

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta përgatitësi i njohur atletik, ish-kampion me Kukësin

22 Qershor 2020, 17:58 Nga DOSJA
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta përgatitësi i njohur

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar. Trajneri i njohur Gjergj Poloska ka humbur jetën. Përgatitësi i njohur atletik kishte probleme shëndetësore dhe nuk ia doli të fitojë betejën me jetën.

Ish-kolegu i tij te Kukësi dhe Vllaznia, Fatjon Tafaj, njoftoi se Poloska ka humbur jetën. Tafaj shprehu një mesazh ngushëllimi përmes një postimi në Instagram.

Poloska është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi ka punuar për shumë vite me Flamurtarin, Kukësin dhe Vllazninë. Ai ishte pjesë e stafit teknik të Ernest Gjokës që e kishte të besuar në çdo ekip që shkonte.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjergj poloska kukesi pergatitesi gjergj poloska kukesi pergatitesi

Sondazh

Poll