Sport

4 gola në transfertë dhe super performancë, Milani shkëlqen kundër Lecces!

22 Qershor 2020, 19:36 Nga DOSJA
4 gola në transfertë dhe super performancë, Milani shkëlqen

Milani i Stefano Piolit ka dhuruar një ndeshje mjaft të mirë në transfertë kundër Lecces. Ekipi i “Djallit” fitoi me rezultatin 1-4 duke mos vënë për asnjë moment në dyshim fitoren. Njeriu i ndeshjes mund të konsiderohet pa frikë Calhanoglu që dhuroi dy asiste dhe dha një pasim fantastik te goli i dytë.

Takimi nisi mirë me Milanin që e mbylli pjesën e parë në avantazh 0-1. Ishte Castillejo që shënoi në minutën e 26′ për 0-1 pas një pasimi të turkut. Pjesa e dytë nisi me vrull, pasi u shënuan 3 gola të shpejtë për 3 minuta.

Vendasit barazuan me penallti në minutën e 53′ me anë të Mancosut, ndërsa u përgjigj menjëherë “Djalli” me Bonaventurën 1 minutë më vonë. Rebic shënoi në të 57′ pas një pasimi të mrekullueshëm të Calhanoglusë.

Në fund, kishte vend dhe për një aksion fantastik të miqve me Calhanoglu, Contin dhe Leaon që finalizoi krosin e shokut të tij për 1-4.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan rebic serie a milan rebic serie a

Sondazh

Poll