Sport

Ancelotti ka fshehur shpërblimet e Real Madridit, akuzohet për evazion fiskal si Messi

22 Qershor 2020, 17:00 Nga DOSJA
Ancelotti ka fshehur shpërblimet e Real Madridit, akuzohet për evazion

Carlo Ancelotti është në telashe. Ai duhet t’iu përgjigjet autoriteteve tatimore në Spanjë, sepse akuzohet për evazion fiskal rreth 1 mln euro.

Kjo ka ndodhur gjatë periudhës 2014-2015, kur trajneri italian punonte te Real Madrid. Don Carlo akuzohet se ka shmangur deklarimin e shpërblimeve që ka marrë si trajner, kryesisht me shumat që ka përfituar nga drejtat e imazhit.

Mediat spanjolle raportojnë se tekniku italian ka përdorur një rrjet kompleks ndërmarrjesh me zyra në parajsat fiskale, për të fshehur një pjesë të të ardhurave. Ngjarje të tilla u kanë ndodhur edhe futbollistëve si Cristiano Ronaldo, Leo Messi. Madje, edhe trajnerit Jose Mourinho.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ancelotti evazion spanje ancelotti evazion spanje

Sondazh

Poll