Sport

Ronaldo dhe Dybala “ringjallin” Juventusin, bardhezinjtë fitojnë ndaj Bologna-s dhe nisin shkëputjen

22 Qershor 2020, 21:51 Nga DOSJA
Ronaldo dhe Dybala “ringjallin” Juventusin, bardhezinjtë

BOLOGNA-Juventus është rikthyer te fitorja pas dështimit në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë mposhtën 2-0 në transfertë skuadrën e Bologna-s. Në “Dall’Ara” bardhezinjtë e nisën vrullshëm takimin dhe pas disa tentativash, u shpërblyen me një 11-metërsh në minutën e 23-të, të cilin arbitri Gianluca Rocchi e akordoi vetëm pasi rishikoi aksionin në VAR.

Penalltinë e mori përsipër Cristiano Ronaldo, i cili nuk mund të gabonte dy herë radhazi nga 11 metra distancë dhe arriti të dërgonte sferën në rrjetë, duke shënuar edhe golin e 22-të sezonal në kampionatin italian.Pak minuta mē vonë ishte argjentinasi Paulo Dybala, i cili në rolin e një sulmuesi fals, u shërbye nga Bernardeschi dhe shënoi golin e dytë, duke vulosur suksesin e bardhezinjve.

Pjesa e dytë pati ritëm më të ulët, ku torinezët tentuan të menaxhojnë forcat, ndërsa Bologna nuk ia doli të rihapë takimin. Vërshëllima finale la në fuqi fitoren e Juves që shkon në kuotën e 66 pikëve, 4 më shumë se Lazio e vendit të dytë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bologna juventus serie a bologna juventus serie a

Sondazh

Poll