Sport

“Prindërit e mi po qanin kur morën vesh lajmin, ndeshja me Tiranën nuk harrohet kurrë”, flet Lorenc Trashi

22 Qershor 2020, 19:20 Nga DOSJA
“Prindërit e mi po qanin kur morën vesh lajmin, ndeshja me

Transferimi i Lorenc Trashit nga Partizani drejt klubit Al Qadsia ka qenë padyshim lajmi i ditës. sa i përket sportit në vendin tonë. Lojtari i kombëtares ka dhënë një intervistë për Top Channel, ku ndau emocionet për këtë ndryshim në karrierën e tij.

Pas 6 vitesh te Partizani, më në fund erdhi dhe transferimi. Si ndodhi gjithçka dhe si ndihesh tani?

Normalisht kur vijnë shumë oferta dhe nuk finalizohen mërzitesh pak dhe nuk mendoja me për transferim por që të mbyllja karrierën tek Partizani. Pastaj me telefonoi menaxheri im Franci Bode dhe me tregoi se çdo gjë është kryer, bisedova me presidentin direkt ai si bujar që është me dha direkt OK por ishte shumë i gëzuar, ju bë qejfi për mua sepse kam 6 vite këtu çdo hall e kam ndarë me të, e kam si prind.

Në momentin që u vendos transferimi, cili është personi i parë që telefonove, si reagoi familja?

Personi i parë normalisht është e fejuara ime, sepse ne bashkjetojmë dhe gjithmonë kam diskutuar me të që ta mbanim disi të fshehtë, sepse doja të na ecte mbarë. Pastaj familja, dy prindërit dhe motrat. Ka qenë ora 11 e natës dhe ata ishin në gjumë nuk më besuan në fillim. Pastaj qanin në telefon.

Po shkon në një vend me kulturë islame ku do të të duhet pak me tepër kohë për t’u përshtatur, a je ti një person qe nuk i ka problem këto lloj ndryshimesh?

Unë jam tip që përshtatem shpejt mendoj me çdo lloj situate, por normalisht do jetë si çdo person që shkon në një vend të huaj. Do jetë e vështirë në fillim, por kam besim që do ambietohem shpejt dhe gjërat do shkojnë ashtu si unë i parashikoj.

Cila është ndeshja qe nuk do ta harrosh asnjëherë me Partizanin?

Ndeshja që më ka ngelur në mendje është ajo me Tiranën vjet, ku ne dolëm matematikisht kampion. Ajo është ndeshje që nuk harrohet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport intervista partizani trashi intervista partizani trashi

Sondazh

Poll