Sport

1 milionë dollarë në 5 vite, Lorenc Trashi emocionon tifozët me letrën e tij të lamtumirës

22 Qershor 2020, 16:12 Nga DOSJA
1 milionë dollarë në 5 vite, Lorenc Trashi emocionon tifozët

Lorenc Trashi sot i tha lamtumirë Partizanit, edhe pse vetë mefushori do të donte të ishte vetëm një mirupafshim. Ai është transferuar zyrtarisht në Kuvajt, aty ku do të paguhet 200 mijë dollarë në vit (në 5 sezone 1 mln dollarë).

Në një postim në rrjetet sociale, lojtari i kombëtares shqiptare ka falenderuar të gjithë anëtarët e klubit, por edhe menaxherin e tij.

“Dua t’ju njoftoj te gjithëve se që nga dje kam arritur marrëveshjen me klubin më të madh në Kuvajt Al-QADSIA CLUB dhe do jem pjesë e tyre për 5 sezone. Dua të falënderoj presidentin Demi për “OK” që më dha për këtë transferim dhe çdo gjë që ka bërë për mua në këto 6 vite si pjesë e Partizanit.

Falënderoj menaxherin tim që bëri te mundur këtë transferim Franci Bode. Patjetër të gjithë stafin e Partizanit nga i pari tek i fundit, i falënderoj për çdo moment që kemi kaluar së bashku në të mirë e në të keqe kemi qenë një familje e madhe bashkë.

S’mund te harroj protagonistët kryesor nga këto 6 vite më të bukura, tifozët e Partizanit. Faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë në çdo moment të keq dhe të mirë dhe faleminderit qe keni treguar një respekt shumë të madh për mua.

Faleminderit për prezencën tuaj në stadium dhe faleminderit grupimit më të madh në Shqipëri “Ultras Guerrils”, pa ju nuk ka kuptim asgjë, ju i jepni fuqi ekipit dhe e motivoni për te dhënë maksimumin çdo lojtar që vesh atë fanelle te rëndë të Partizanit , faleminderit “Ultra Guerrils” faleminderit!

Gjithashtu familja ime që nuk ka reshtur kurrë duke më mbështetur. Prindërit e mi, motrat e mia dhe e fejuara ime qe kanë qenë pranë meje ditë, natë me problemet dhe gëzimet e mia, duke me motivuar që unë të arrij objektivat e mia. Faleminderit!! Faleminderit Familja e Kuqe e Partizanit, Shpresoj të jemi përsëri së bashku një ditë”.

M.P. / Dosoja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lamtumira partizani trashi lamtumira partizani trashi

Sondazh

Poll