Sport

Panik në Gjermani, koronavirusi shpërthen në vendin ku do të luhen ndeshjet e Europa League

21 Qershor 2020, 20:39 Nga DOSJA

GJERMANI– Në Gjermani situata po del jashtë kontrollit sa i përket përhapjes së koronavirusit. Zona e North Rhine-Ëestphalia ka shqetësuar autoritetet e futbollit pasi në vendin e zhvilluar europian do të organizohet faza “Final Eight” e Europa League-s në muajin gusht. Infeksioni po përhapet orë pas ore dhe kjo kuptohet nga rezultatet e tamponëve.

Ministri i Landit, Armin Laschet, bëri një vizitë në Guetersloh këtë mëngjes për t’u takuar me komitetin e emergjencës që po merret me krizën dhe nuk përjashtoi mundësinë e rivendosjes së bllokimit në të gjithë shtetin federal, nëse do të vijojë rritja e infektimeve me vatra të reja.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë së Ëestfalisë së Veriut ka urdhëruar teste të detyrueshme për të gjithë personat që punojnë në sektorin e përpunimit të mishit.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league futboll gjermani europa league futboll gjermani

Sondazh

Poll