Aktualitet

22 Qershor 2020, 11:57 Nga DOSJA

DURRËS– Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu i është kthyer debatit me ish-drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Auron Tare. Ndreu ka postuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për mosfillimin e procedimit penal ndaj tij.

Vëllai i kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu, Paulini, shkruan se drejtësia e ka thënë fjalën e saj duke vërtetuar se institucioni që ai drejton nuk ka kryer asnjë shkelje. Më tej, ai kërkon nga Tare që të shprehë ndjesë për fyerjen që i bëri institucionit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

E drejta vonon por nuk harron. Me këtë thënie të popullit dua t’i them pseudobiznesmenëve si Auron Tare që shpifin, hedhin baltë, zhantazhojnë apo etiketojnë administratën shtetërore si “Mihalë” për interesat e tyre personale. Drejtësia e tha qartë fjalën e saj, dhe e vërtetoi se nuk ka asnjë shkelje apo shpërdorim detyrë nga Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Drejtori i Përgjithshëm. Tani i mbetet zotit Tare nëse ka moral t’i kërkojë falje Administratës Detare për baltën që hodhi,”-shkruan Ndreu.

SI NISI PËRPLASJA?

Më prill të këtij viti, Auron Tare me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, ku shkruante se  jahti 88 metra i gjatë, “Maltese Falcon” nuk u lejua që të ankorohej me qëllim furnizimin me karburant si edhe ushqime. Akuzave të tij dhe krahasimeve me personazhin e Mihal Kokëdhimës (pronari i restorantit që dhunoi turistët e huaj), iu përgjigj vetë drejtori i Drejtorisië Detare, Paulin Ndreu.

Ai shpjegoi se jahti nuk ishte larguar por i ishte komunikuar që të qëndronte në radë për pak kohë derisa të vinte furnizimi në mënyrë që të mos pengoheshin anijet tregëtare. Pas përplasjeve në rrjetet sociale mesa duket palët i janë drejtuar Gjykatës, por Prokuroria nuk e ka kaluar dosjen për vendim pasi nuk ka konstatuar asnjë shkelje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “maltese falcon” auron tare durres paulin ndreu porti durres “maltese falcon” auron tare durres paulin ndreu porti durres

Sondazh

Poll