Aktualitet

22 mijë qytetarë të Kosovës zbarkuan në bregdetin shqiptar gjatë fundjavës

22 Qershor 2020, 11:43 Nga DOSJA
22 mijë qytetarë të Kosovës zbarkuan në bregdetin

SHQIPËRI-Rreth 22 mijë persona nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri gjatë fundjavës.  Ndërkohë që nga e premtja e deri në paraditen e së dielës, në Kosovë kanë hyrë rreth 17 mijë persona, të cilët i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore, ku u është matur temperatura.

Ndërkohë në të dy shtetet është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve. Ministria e e Shëndetësisë në vendin tonë bëri me dije sot se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 33 raste të reja. Harta u zgjerua në 4 qytete. Sakaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 1159. Ndërsa në Kosovë, së fundmi janë regjistruar  96 raste me COVID-19. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 pacientë duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 1,047.

Sakaq në Kosovë, pika kufitare më e ngarkuar gjatë sezonit të verës është ajo e Merdarës, pasi aty kalojnë shumica e emigrantëve.  E të ngarkuar është pika kufitare me Morinën, pasi shumë qytetarë vijnë për pushimet e verës në Shqipëri.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 22 mijë kosovarë futen në shqipëri kufiri me kosovën 22 mijë kosovarë futen në shqipëri kufiri me kosovën

Sondazh

Poll