Aktualitet

Organizonte lojra fati me telefon e kompjuter brenda lokalit, arrestohet 26-vjeçari në Shijak

22 Qershor 2020, 10:02 Nga DOSJA
Organizonte lojra fati me telefon e kompjuter brenda lokalit, arrestohet

SHIJAK– Një 26-vjeçar është arrestuar në zonën e Shijakut pasi akzuohen për organizim lojërash fati në dy lokale të zonës. Në prangat e Policisë, ka rënë i riu me iniciale M. R., banues në fshatin Ardhishtë, i cili ishte dhe administratori i lokalit ku edhe zhvilloheshin lojrat e paligjshme.

Gjatë kontrollit të Policisë në lokal u sekuestrua një telefon celular dhe një monitor që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shijak

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve evidentohet dhe goditet një tjetër rast i këtij aktiviteti.

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, konstatuan se në një lokal në fshatin Ardhishtë, Shijak, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. R., 26 vjeç, banues në fshatin Ardhishtë, Shijak, administratori i lokalit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një telefon celular dhe një monitor që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ligji për lojërat e fatit lojrat e fatit shijak ligji për lojërat e fatit lojrat e fatit shijak

Sondazh

Poll