Aktualitet

Transportonte me furgon klandestinë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

22 Qershor 2020, 10:38 Nga DOSJA
Transportonte me furgon klandestinë, arrestohet 48-vjeçari në

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 48-vjeçarin me iniciale D.A, pasi u kap duke transportuar me furgon klandestinë. Sipas policisë 48-vjeçari iu kishte premtuar klandestinëve kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt një shume monetare.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 48 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Llazi Miho”, duke transportuar shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte transportuar me një mjet fugon edhe disa shtetas të tjerë nga vendet e treta, të cilët u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të fshehur në një ambient të braktisur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. A., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 48-vjeçari në tiranë trafik klandestinesh arrestohet 48-vjeçari në tiranë trafik klandestinesh

Sondazh

Poll