Aktualitet

Shtyhet seanca për Viktor Markun, avokati Ilir Murati ngul këmbë për pafajsinë e tij: Klienti punonte rregullisht në Mal t

22 Qershor 2020, 10:08 Nga DOSJA
Shtyhet seanca për Viktor Markun, avokati Ilir Murati ngul këmbë

TIRANË– Gjykata Penale ka vendosur që të shtyjë dhënien e masës së sigurisë për Viktor Markun, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Hekuran Billës. Jashtë ambienteve të Gjykatës, avokati i tij, Ilir Murati në një prononcim të shkurtër për mediat ka pretenduar se klienti Marku dhe nipi i tij, Sebastian Mali janë të pafajshëm.

Në fjalën e tij, Murati ka pretenduar se klienti i tij punonte prej kohësh në shtetin e Malit të Zi dhe prezencën e tij atje e vërteton edhe sistemi TIMS. Ndërsa për nipin e tij, Sebasian Malin, avokati u shpreh se është një student ekselent juridiku dhe se çdo qytetar i vendi ka të drejtë që të lëvizë lirisht. 

“Ai argumet është i vërtetë, sistemi TIMS tregon se ka qënë në Mal të ZI. Viktori thotë nuk jam autori, thotë se kam qëndruar atje dhe punonte rregullisht. Dëshmitari në Shkodër? Me gjithë kërkesën e mbrojtës për t’u njohur me këto akte, Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë. Nuk jemi në dijeni të këtyre fakteve. Nuk arrestohet njeriu në mënyrë të padrejtë. Kodi parashikon një urdhër-ndalimi, por Marku nuk e ka. Mbrojtja nuk e ka konstatuar. Nuk jepet një urdhër-ndalimi. Viktori me Sebastianin janë nip e dajë, s’kanë lidhje me ngjarjen. Mali është student juridiku i shkëlqyer. Çdo qytetar ka të drejtë të lëvizë në rrugët e Tiranës. Policia të gjejë vrasësin e vërtetë. Ai ka qenë në zonë për blerë veshmbathje,”-tha avokati për mediat. 

Ndërkohë që sot në Gjykatën Penale, Marku ka mohuar edhe njëherë faktin që e ka kryer ai krimin. Ai pretendon se ka qënë në Mal të Zi ditën e ekzekutimit, alibi e cila vërtetohet nga sistemi TIMS. Por një dëshmitar pretendon se Marku ka qënë në Shqipëri ditën e vrasjes së Billës. Nga ana e saj, trupa gjykuese në Gjykatën Penale, ka vendosur që nesër të japë vendimin për masën e sigurisë. 

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është Viktor Marku. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hekuran billa ilir murati viktor marku vrasja e hekuran billes hekuran billa ilir murati viktor marku vrasja e hekuran billes

Sondazh

Poll