Aktualitet

5 punonjëse të infektuara/ ISHSH mbyll fasonerinë në Vlorë

22 Qershor 2020, 11:07 Nga DOSJA
5 punonjëse të infektuara/ ISHSH mbyll fasonerinë në

VLORË- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur një fasoneri në Vlorë. Ky vendim është marrë pasi disa ditë më parë 5 punonjëse të kësaj fasonerie rezultuan të infektuara. Ky biznes është cilësuar si vatër infeksioni dhe është mbyllur ditën e sotme.

 

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ndërkohë Komiteti i Ekpertëve po mendon që të hapë një spital të dytë COVID. Ekspertët kanë propozuar që ish-kirurgjia në QSUT të kthehet në një spital COVID, por ende nuk është marrë një vendim.

Po kështu, Ministria e e Shëndetësisë bëri me dije sot se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 33 raste të reja. Harta u zgjerua në 4 qytete. Numri total i viktimave ka shkuar në 44.  Sakaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 1159.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll