Aktualitet

Shqiptarët e ‘fiksuar’ pas kafshëve të egra! PAMJET E FRIKSHME nga restorani në Elbasan, tre rrëqebuj të balsamosur, m

22 Qershor 2020, 11:15 Nga DOSJA
Shqiptarët e ‘fiksuar’ pas kafshëve të egra! PAMJET E

TIRANË– Shoqata e Ruatjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka publikuar disa foto nga brenda një restoranti në afërsi të Elbasanit, ku ndodhen të balsamosur tre kafshë të rrezikuara. Siç duket edhe nga fotot e postuara nga shoqata, përveç gëzofit të ariut dhe të dhelprave që janë varur me krenari në mur, pranë tyre janë lënë edhe tre rrëqebujt.  

Rrëqebulli i Ballkanit është i listuar si një ndër gjallesat më të rrezikuara dhe mendohet se në Shqipëri kanë mbetur vetëm 10 individë të kësaj specieje, ndërsa në të gjithë Ballkanit vlerësohet të jetë jo më shumë se 50 të tillë. Pikërisht për shkak të shifrave, “PPNEA” kërkon reagimin e institucioneve për parandalimin e rasteve të ngjashme që mund të sjellin pasoja të pakthyeshme për botën e egër.

Një restorant i vetëm në hyrje të qytetit të Elbasanit ka në brendësi të tij 30% të popullatës të të gjithë llojit në Shqipëri! Fatkeqësisht jo të gjallë, por të vrarë, të masakruar dhe të ekspozuar për argëtim klientësh dhe “zbukurim” ambienti. PPNEA i bën thirrje të gjithë institucioneve vendimmarrëse, politikbërëse dhe ligjzbatuese, që të reagojnë me urgjencë ndaj rastit në fjalë dhe të parandalojnë në vazhdimësi raste të ngjashme, të cilat përbëjnë krime mjedisore, si dhe një rrezik serioz ndaj llojeve që janë drejt zhdukjes në vendin tonë,”-shkruhet ndër të tjera në postim.

Por mesa duket masakra ndaj botës së egër nuk mbaron vetëm në varjen e gëzofit të tyre në mure. Në menunë e restoranit mbizotërojnë sugjerimet për servirjen e pjatave me kafshë e shpendë të egra, përfshirë derra të egër, kaproj, mëllenja dhe shapka.

POSTIMI I PLOTË:

TRE RRËQEBUJ TË VRARË, TË BALSAMOSUR DHE TË E

KSPOZUAR NË NJË RESTORANT NË AFËRSI TË ELBASANIT: BARBARIA EKSTREME NDAJ JETËS SË EGËR NË SHQIPËRI ARRIN KULMIN!

Një restorant i vetëm në hyrje të qytetit të Elbasanit ka në brendësi të tij 30% të popullatës të të gjithë llojit në Shqipëri! Fatkeqësisht jo të gjallë, por të vrarë, të masakruar dhe të ekspozuar për argëtim klientësh dhe “zbukurim” ambienti. Rasti më skandaloz i raportohet PPNEA-s nga qyteti i Elbasanit. Jo vetëm rrëqebuj, por edhe arinj, kaproj dhe lloje të tjera të mbrojtura ekspozohen në këtë restorant, i cili servir në mes të ditës edhe pjata me kafshë e shpendë të egra, përfshirë derra të egër, kaproj, mëllenja dhe shapka.

Rrëqebulli i Ballkanit është i listuar si i rrezikuar në mënyrë kritike (CR) në Listën e Kuqe të IUCN, dhe në Shqipëri mendohet se mbijetojnë jo më shumë se 10 individë, çka e bën një nga gjitarët më të rrezikuar për zhdukje në vend. Ndërkohë që popullata në të gjithë Ballkanin vlerësohet të jetë jo më shumë se 50 individë, kjo specie ende vazhdon të bjerë viktimë e brakonazhit nga individë që nuk tregojnë minimumin e konsideratës ndaj ligjit si dhe dhembshurinë minimale njerëzore ndaj një lloji që është në prag të zhdukjes.

PPNEA i bën thirrje të gjithë institucioneve vendimmarrëse, politikbërëse dhe ligjzbatuese, që të reagojnë me urgjencë ndaj rastit në fjalë dhe të parandalojnë në vazhdimësi raste të ngjashme, të cilat përbëjnë krime mjedisore, si dhe një rrezik serioz ndaj llojeve që janë drejt zhdukjes në vendin tonë.

Vetëm pak ditë më parë, në vend bëri bujë lajmi se një lokal në zonën e Pogradecit servirte mish ariu dhe majmuni. Edhe pse lajmi u publikua në mediat botërore, sërish pronari i lokalit e mohoi një pretendim të tillë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan ppnea restoranti me rreqebull ne elbasan restoranti ne elbasan elbasan ppnea restoranti me rreqebull ne elbasan restoranti ne elbasan

Sondazh

Poll