Aktualitet

Shoqata nuk heq dorë nga kërkesat, shtyhet sërish hapja e transportit publik (KUSHTET)

22 Qershor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Shoqata nuk heq dorë nga kërkesat, shtyhet sërish hapja e

TIRANË– Shtyhet për herë të dytë rihapja e transportit publik, i cili ishte parashikuar të rihapej sot. Shoqata e Transportit nuk heq dorë nga kushtet. Kjo e fundit ka zhvilluar protesta të njëpasnjëshme dhe dy nga kërkesat e saj janë ulja e  TVSH-së dhe heqja e akcizës për naftën. Ndërkohë, qeveria ka njohur si shpezim të zbritshëm konsumin e nafës dhe heqjen e taskave dhe tarifave vendore.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit
1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas

Vendimet e qeverisë: 
1. Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;
2. Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.

Më 19 qershor Shoqata e Trasportit Publik protestoi sërish, ku kërkoi plotësimin e kërkesave. Ata deklaruan se qeveria duhet të dëgjojë kërkesat e tyre. Ndërkohë sot është rihapur traporti detar dhe ajror.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet transporti publik protesta e transportit hapet transporti publik protesta e transportit

Sondazh

Poll