Sport

Rikthimi nga karantina, Evertoni ndal Liverpool-in, nuk ka fitues në Goodison Park

21 Qershor 2020, 20:26 Nga DOSJA
Rikthimi nga karantina, Evertoni ndal Liverpool-in, nuk ka fitues në

Liverpool nuk e ka festuar në mënyrën e duhur kthimin në fushë pas 106 ditësh pa futboll për shkak të coronavirus.

Skuadra e Jurgen Klopp, në fakt, ka marrë një barazim 0-0 në derbin kundër Everton-it.

Vendasit kanë shkuar shumë afër fitores në minutën e 81-të, kur goditja e Tom Davies është ndalur nga shtylla.

Liverpool-i kryeson Premier League me një avantazh prej 23 pikësh ndaj Manchester City-t (ka një ndeshje më pak) kur kanë mbetur edhe tetë javë për t’u luajtur.

Everton-i i Carlo Ancelotti-t, nga ana tjetër, është në vendin e 12-të të renditjes me 38 pikë, tetë larg zonës europiane dhe njëmbëdhjetë larg zonës së ftohtë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport everton klopp liverpool everton klopp liverpool

Sondazh

Poll