Politike

Ministeriali i NATO-s/ Gent Cakaj vizitë në SHBA, zyrtarët amerikanë sigurojnë mbështetje për rrugën drejt BE-së

3 Prill 2019, 07:10 Nga DOSJA
Ministeriali i NATO-s/ Gent Cakaj vizitë në SHBA, zyrtarët

SHBA- Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj ka nisur vizitën e tij në SHBA, ku ndodhet për të marrë pjesë në Ministerialin e NATO-s, si dhe për të zhvilluar një serë takimesh dypalëshe me përfaqësues të lartë amerikanë dhe homologë të tij nga vendet aleate.

Në ditën e parë të qëndrimit në Uashington Ministri në Detyrë Cakaj, u takua me senatorin Ron Johnson, Kryetar i Nënkomitetit të Senatit për Evropën dhe Bashkëpunimin e Sigurisë Rajonale si dhe kongresmenin Lee Zeldin.

Gjatë këtyre takimeve, zyrtarët e lartë amerikanë diskutuan me Cakaj rreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, përpjekjeve të saj në kuadër të reformave për hapjen e negociatave si dhe rolin e rëndësishëm që ajo luan në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të këtyre takimeve ishin gjithashtu përgatitjet e Shqipërisë për marrjen e kryesisë së rradhës së OSBE-së në vitin 2020, lobimin e saj për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurisë së OKB-së dhe angazhimet e saj në kuadër të Aleancës Atlantike të Veriut.

Ndërsa, Senatori Ron Johnson dhe Kongresmeni Lee Zeldin, vlerësuan dhe mbështetën masat e marra nga Shqipëria përsa i përket reformave që do t’i hapnin rrugën fillimit të negociatave në qershor 2019.

(a.m,/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj hapja e negociatave ministeriali i nato ron johnson shba gent cakaj hapja e negociatave ministeriali i nato ron johnson shba

Sondazh

Poll