Politike

‘Forca vëllezër!’, nesër Serbia ka zgjedhje, Rama i çon mesazhin nga Tirana: Vota për Luginën e Bashkuar fuqizon zëri

20 Qershor 2020, 12:00 Nga DOSJA
‘Forca vëllezër!’, nesër Serbia ka zgjedhje, Rama i

TIRANË– Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh shqiptarëve që jetojnë në Luginë. Me anë të një statusi në Twitter, Rama u ka kërkuar që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të fuqizuar zërin e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë.

Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë. Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë,”-tha Rama. 

Edhe pse në kohë pandemie, Serbia nuk e ka shtyrë datën e zgjedhje. Deri më tani sondazhet kanë favorizuar si fituese partinë e presidentit, Aleksandër Vuçiç.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet në serbi edi rama zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll