Bota

Çfarë po ndodh në DASH? Jep dorëheqjen zyrtarja e lartë amerikane, shkak sjellja e Trump kundër afro-amerikanëve

19 Qershor 2020, 16:08 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh në DASH? Jep dorëheqjen zyrtarja e

SHBA– Zyrtarja e Departamentit të Shtetit amerikan Mary Elizabeth Taylor ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme kjo pasi bindjet e saj thelbësore nuk përputheshin me veprimet që po bën presidenti Donald Trump kohët e fundit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja ku sipas tyre ajo nëpërmjet dorëheqjes i ka dhënë edhe një përgjigje Trump-it për tensionet racore që përfshinë vendin pas vdekjes së anëtarëve të komunitetit afrikano-amerikan nën arrest policor.

“Unë duhet të ndjek diktatet e ndërgjegjes time, jap dorëheqjen si Ndihmës Sekretari i Shtetit për çeshtje legjislative“, tha Taylo.

Dorëheqja e zonjës Taylor, një afrikano-amerikane, pason disa javë demonstrata që përfshinë vendin pas vdekjes në Mineapolis të George Floyd nën arrest policor.

Protestuesit kanë kërkuar drejtësi për zotin Floyd e të tjerë afrikano-amerikanë që kanë humbur jetën në duart e policisë. Ata kanë bërë thirrje gjithashtu dhe për kryerjen e reformave për të adresuar atë që ata e quajnë dhunë e pajustifikuar policore.

Burimi;CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mary elizabeth taylor mary elizabeth taylor

Sondazh

Poll