Bota

Plani i Turqisë për të pushtuar Greqinë/ Reagon Shefi i ushtrisë greke: Do të djegim këdo që vë këmbën në territorin

19 Qershor 2020, 15:45 Nga DOSJA
Plani i Turqisë për të pushtuar Greqinë/ Reagon Shefi i

GREQI- Disa ditë më parë mediat e huaja publikuan dekumentat ku Turqia kishte hartuar një plan për të pushtuar Greqinë dhe Armeninë gjatë kohës së luftës së Sirisë. Ky plan që ishte hartuar per t’u vën në zbatim në vitin 2014 ka nxehur raportet mes vendeve ku së fundmi ka reaguar edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë greke.

Në një takim me gazetarët, Kostantinos Floros ka folur ashpër duke theksuar se do të djegin këdo që shkel në territorin e tyre.

 “Ne ndoshta nuk kemi gjithçka na duhet, por jemi mjaft të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi në mënyrë që t’u shkaktojmë kosto të mëdha kujtdo që guxon të shkelë territorin gre. Fillimisht do ta djegim atë që hedh këmbën në tokën tonë pastaj do të shkojmë të shohim se kush ishte”, tha ai duke iu përgjigjur kështu kërcënimeve turke për një invazion ushtarak.

Kujtojmë se në të dyja vendet janë në një krizë të raporteve të tyre prej disa kohësh për shkak të kërkimeve për gaz në Egjeun Lindor. Turqia kërkon që nga pasuritë nëndetare të përfitojë edhe ajo si edhe turqit në Qipron Turke, ndërsa Greqia, Qiproja, Izraeli dhe Egjipti kanë nënshkruar një marrëveshjes mes tyre për shfrytëzimin e gazit.

Burimi:sputniknews.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kostantinos floros kostantinos floros

Sondazh

Poll