Politike

Fjalori pornografik i Kryeministrit: Basha dhe Monika do marrin Noc Rrokun

2 Prill 2019, 14:28 Nga DOSJA
Fjalori pornografik i Kryeministrit: Basha dhe Monika do marrin Noc Rrokun

LIBRAZHD- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Librazhd në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, ku nuk munguan sulmet dhe ironitë me opozitën. (Lexo këtu)

Por gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka përdorur një togfjalësh të turpshëm, duke iu drejtuar kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Pasi tha se opozita dogji mandatet dhe po hyn mes turmës duke shpresuar për të marrë pushtetin, Rama tha: “Ata zgjodhën të bëjnë diçka që askush nuk e ka bërë. Ka vetëm një parti që e ka bërë këtë, një parti në vitet 20 në Itali, dhe ajo u shkri fare. Ashtu do shkrihen edhe ata, sepse tradhëtuan popullin e tyre, që i votoi ata që u morën mandatet për t’i përfaqësuar në Parlament. Tani ata dalin dhe hynë mes turmës dhe i thonë popullit se tani jemi si ju dhe u thonë hidhuni ju, digjni, hidhuni ju dhe shkatërroni, hidhuni ju dhe bëni rrëmujë, se kush e di mund të marrim pushtetin. Jo more! Noc Rrokun do të marrësh Lul, jo pushtetin! Se kush do marrë Nocin se kush do marrë Rrokun, ndaje me Monikën pastaj. Po Noc Rrokun, se kshu nuk shkon, dhe historia hajde të shohim, hajde ta zgjidhim, nuk ka. 30 vjet kjo histori do të marrë fund”.

Mjfaton të njohësh sadopak zhargonin dhe ekupton eufemizmin e Kryeministrit. Kuptimi i “Noc Rroku”-t është organi gjenital mashkullor. Kryeministri i Shqipërisë ia ka drejtuar personalisht këtë Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhi. “Se kush do marrë Nocin se kush do marrë Rrokun, ndaje me Monikën pastaj”, tha Rama, në miting.

Nuk kishte Endri Hasa që ta gjuante me vezë, nuk kishte Edi Paloka që ta gjuante me bojë, as Flamur Noka që t’ja kthente pa eufemizma. Ishte një turmë mbështetësish të sjellë nga Taulant Balla që duartrokiste Kryeministrin kur fliste me gjuhë të ndyrë, ndërsa transmetohej live në të gjitha kanalet; on air dhe online.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha monika kryemadhi noc rroku rama fjalor pornografik edi rama lulzim basha monika kryemadhi noc rroku rama fjalor pornografik

Sondazh

Poll