Politike

Ngërçi për KQZ/ Gjiknuri jep GARANCI: Votojmë për përfaqësuesit që mbështet opozita. Bylybashi: S’na e pranuan propoz

18 Qershor 2020, 11:28 Nga DOSJA
Ngërçi për KQZ/ Gjiknuri jep GARANCI: Votojmë për

TIRANË– Dy orë ka mjaftuar për mosdakordësi mes përfaqësuesëve të palëve politike të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Kur dukej se gjithçka po shkonte më së miri në hartimin e amdendamendeve, sërish ka “ngecje”. Kësaj herë shkak është bërë mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ. Edhe pse opozita bëri ndryshime në draft, sërish maxhoranca nuk është e kënaqur dhe kërkon formulën e vendosur në marrëveshjen e 5 qershorit.

Pas takimit, në një fjalë të shkurtër për mediat dhe pa praninë e kolegut të tij Petrit Vasilit, Oerd Bylykbashi theksoi edhe njëherë se propozimi ishte në përputhje me formulën e certifikuar nga Komisioni i Venecias, e cila ngjasonte me përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Ai sqaroi se edhe me ndryshimet e reja, maxhoranca mendon se ëmërimet do të bëhen politike.

Ndërkohë më optimist ka qënë bashkëkryetari dhe njëherazi përfaqësuesi u maxhorancës, Damian Gjiknuri, i cili u shpreh se ishte optimist se opozita jashtëparlamentare do të ndryshonte mendim dhe se do të vinte nga propozimi që kalonte nga Kuvendi. Sipas tij, e drejta e votës nuk mund t’i mohohej të zgjedhurve të shqiptarëve në Parlament. Ndërkohë që garantoi edhe votën e maxhorancës për kandidatët e propozuar nga opozita. Në fund, Gjiknuri u shpreh i bindur se palët ishin në rrugë të mbarë dhe se për disa ditë puna për Reformën Zgjedhore do të përfundonte.

Por dy orë diskutime u bënë pa praninë e bashkëkryetares tjetër, Rudina Hajdarit, e cila vendosi sot që të bojkotonte. Reagimi i sotëm vjen nga mbledhja e fundit, ku ajo u largua disa orë para të tjerëve me pretendimin se “brenda” po diskutohej për ndarje tenderash.

Palët arritën një marrëveshje më 6 qershor me bekimin e ndërkombëtarëve. Kjo marrëveshje do të lejë të pandryshuar administratën Zgjedhore deri në dy palë zgjedhje, ndërsa më 2021, zgjedhjet do të jenë për herë të parë edhe me identifikim biometrik.

Ndërkaq debati ka ngecur në dy fronte; I pari, opozita e re, që kërkon heqjen e koalicioneve, lista të hapura dhe votën e emigrantëve për të dhënë OK në Parlament për marrëveshjen, ndërsa vetë KP që nuk gjen dakordësi për të përmbyllur draftin e Reformës. Dje, PD kërkoi që të ishte Avokati i Popullit që të zgjidhte trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por kur hasi kundërshti, propozoi që zgjedhjet të ‘kalonin’ nga Kuvendi.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik 18 qershor 2020 keshilli politik 18 qershor 2020

Sondazh

Poll