Politike

Opozita nuk heq dorë nga KQZ, Bylykbashi: S’na e pranuan propozimin, pretendojnë se sistemi i ri politizon emërimet

18 Qershor 2020, 16:52 Nga DOSJA
Opozita nuk heq dorë nga KQZ, Bylykbashi: S’na e pranuan propozimin,

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka dhënë detaje nga mbledhja e sotme. Në fjalën e tij para mediave ai është shprehur se marrëveshja e 5 qershorit duhet të zbatohet për të siguruar të gjitha garancitë për emërimin e anëtarëve të KQZ.

Më tej, Bylykbashi u shpreh se edhe pas formulës së re të propozuar nga opozita, sërish maxhoranca nuk kishte pranuar duke pretenduar se në këtë mënyrë sistemi politizohej. 

Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në lidhje me KQZ. Propozimi ynë i dytë u bë për marrëveshjen që u arrit më 5 qershor. Ne i kërkuam mazhorancës me këtë hap të dytë, të heqë dorë nga këmbëngulja që me çdo kusht të çojnë në një proces që nuk kalon nga Kuvendi. Të sigurojnë garancitë që KQZ në nxjerrjen e  akteve nënligjore nuk do të kemi maxhorancë që shkatërron zgjedhjet. Ne bëmë përsëri këtë prezantim, dhe i kërkuam maxhorancës që ndërkohë me këtë hap të dytë iu afruam shqetësimin që kishte por sërish nuk u pranua propozimi me arsyetimin se sistemi i propozuar politizon. Propozimi ynë është miratuar nga Komisioni i Venecias, dhe pretendimet e maxhorancës nuk qëndrojnë”,-tha Bylykbashi.

Gati 2 orë të mbledhur dhe sërish asnjë dakordësi në takimin e sotëm të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Palët politike kanë ende mosmarrëveshje për mënyrën sesi do të zgjidhen anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa sot maxhoranca ka dhënë garanci se kandidatët që mbështet opozita do t’i mbështesin me botë në Kuvend. Tryezën e sotme e bojkotoi Rudina Hajdari, ndërsa përfaqësuesi i maxhorancës u shpreh besimplotë se brenda pak ditësh puna do të përfundojë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik oerd bylykbashi reforma zgjedhore keshilli politik oerd bylykbashi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll