Politike

‘Ngërçi’ për formulën e KQZ-së, Gjiknuri optimist: Është e mundshme të gjendet kompromis, kishte reflektim nga opozi

18 Qershor 2020, 17:00 Nga DOSJA
‘Ngërçi’ për formulën e KQZ-së, Gjiknuri

TIRANË– Bashkëkryetari dhe përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas përfundimit të takimit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Në fjalën e tij, Gjiknuri ndryshe nga kolegu Oerd Bylykbashi u shpreh optimist se një marrëveshje për KQZ-në do të gjendej. Gjithashtu ai garantoi publikisht se maxhoranca do të mbështeste të gjithë kandidatët që do t’i plotësonin kriteret. 

Ndërkohë që paralajmëroi se drafi do të jetë gati për pak kohë, Gjiknuri adresoi edhe pretendimet e mbledhjes së shkuar të Rudina Hajdarit se brenda diskutuohej lidhur me tenderat e identifikimit biometrik. 

Gjëja e parë është që PD po vjen tek skema brenda Kuvendit dhe e përshëndes. Skema nuk është e ngjashme me atë të drejtësisë. Mendojmë që deputetët duhet të jenë të përfshirë në këtë proces. Skema e PS nuk ka funksionuar keq. Maxhoranca garanton dhe e them publikisht se do të kenë mbështetjen tonë. Brenda skemës mund të ketë zgjidhje. Ne kërkuam që të mos përjashtojnë deputetët. Mendoj që është e mundshme të gjendet kompromis. Mbase japim dhe ne ndonjë ide. E rëndësishme është që opozita do të jetë e garantuar që kandidaturat që plotësojnë kriteret nëse mbështeten prej saj do të garantohen nëpërmjet votës së mazhorancës. Kjo do të jetë dispozitë tranzitore. Organet do të kenë jetëgjatësi. Ndryshe do të zgjidhen me short. Sa të gjejmë kompromis dhe do ta mbyllim marrëveshjen. Brenda pak ditësh procesi do të përfundojë. Për teknologjinë? Do zbatojmë të njëjtën formulë si në vitin 2013. Kishte reflektim nga opozita. Nuk u diskutua për tendera edhe pse situata u bë qesharake për disa,”-tha Gjiknuri.

Gati 2 orë të mbledhur dhe sërish asnjë dakordësi në takimin e sotëm të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Palët politike kanë ende mosmarrëveshje për mënyrën sesi do të zgjidhen anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa sot maxhoranca ka dhënë garanci se kandidatët që mbështet opozita do t’i mbështesin me botë në Kuvend. Tryezën e sotme e bojkotoi Rudina Hajdari, ndërsa përfaqësuesi i maxhorancës u shpreh besimplotë se brenda pak ditësh puna do të përfundojë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik reforma zgjedhore damian gjiknuri keshilli politik reforma zgjedhore

Sondazh

Poll