Politike

“I bëmë gati dy dasma, por s’na erdhën krushqit”/ Rama flet për negociatat: Nuk ka një datë se kur do të zhvillohet

18 Qershor 2020, 11:32 Nga DOSJA
“I bëmë gati dy dasma, por s’na erdhën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi kryenegociatorin për negociatat me Bashkimin Evropian, foli edhe për datën se kur do të zhvillohet një konferencë ndërqeveritare me Brukselin. Rama tha se është Evropa, ajo që i ndryshon gjithmonë datat, pasi sipas tij “me BE duhet të jesh gati të 4-a stinët”. 

E kam thënë mos verë asnjëherë data për BE-në. Janë ata që i vendosin, ndryshojnë dhe shtyjnë datat. Boll i bëmë gati dy dasma gati dhe nuk na erdhën krushqit se kishin hallet e tyre. Ne nuk e bëjmë për ata, ne kemi kërkuar që të integrohemi. Kur ata vonë në vjeshtë, ti mendoji 4 stinët që të jesh në rregull, përgatitu, me kostum vjeshte, tërmet, rroba banje 45 gradë, se nuk i dihet. Është shtëpia e tyre, ata i ndryshojnë datat nuk është akoma shtëpia jonë” tha ai.

Më 24 mars, Bashkimi Evropian i ka dhënë dritën jeshile Shqipërisë për të nisur bisedimet për anëtarësimin. Ministrat e Jashtëm të BE kanë dhënë sot “OK” për anëtarësim. Maqedonia e Veriut nuk ka kushte për të plotësuar, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detyra shtëpie’ për t’u përmbushur. Një nga kushtet për t’u bërë pjesë e BE-së është e Reforma Zgjedhore. Sakaq, Komisioneri për Zgjerim Olivér Varhelyi ka deklaruar së fundmi se javën që vjen Komisioni Europian do t’i rekomandojë Këshillit të Bashkimit Europian draftet për kornizën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama negociatat me be edi rama negociatat me be

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 10:36

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Kryenegociatorin për Zhvillimim e Negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas Ramës kryenegociatori ës...