Sport

“Verona ka kërkuar shumë për Kumbullën”, vjen reagimi i radhës nga një interist për shqiptarin

18 Qershor 2020, 15:15 Nga DOSJA
“Verona ka kërkuar shumë për Kumbullën”, vjen

Ish-mbrojtësi Fabio Galante që tani punon për Interin ka folur në lidhje me Marash Kumbullën. Ky i fundit kërkohet me ngulm nga shumë skuadra big në Europë mes të cilave dhe Interi.

Zikaltrit e duan, por Hellas Verona i ka trembur pak me çmimin për shqiptarin. Ekipi italian që zotëron kartonin e lojtarit do të paktën 30 milionë euro për ta shitur.

“Verona ka kërkuar 30 milionë euro për Kumbullën dhe është pak shifër e lartë, por duke parë çmimet aktuale në tregun e futbollit duket si diçka normale. Mendoj se mund të jetë pak e ekzagjeruar për lojtarin dhe shpresoj të mos harxhojë shumë para”, – tha ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter kumbulla oferta inter kumbulla oferta

Sondazh

Poll