Sport

Zbulohet prapaskena: Guardiola pengoi transferimin e yllit 75-milionë eurosh

17 Qershor 2020, 20:29 Nga DOSJA
Zbulohet prapaskena: Guardiola pengoi transferimin e yllit 75-milionë

Pep Guardiola ka “ngrirë” transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang te City. Klubi anglez ka qenë pranë blerjes së sulmuesit në vitin 2018, por Guardiola ka penguar transferimin në momentin e fundit.

Pep ka vendosur të bllokojë gjithçka dhe arsyeja është se ka marrë informacione në lidhje me stilin problematik të jetës së Aubameyang në Gjermani. Gabonezi donte të largohej nga Dortmundi dhe ka mbetur shumë i zhgënjyer nga vendimi i Manchester-it. Drejtori Txiki Begiristian i ka kërkuar falje.

Vendimi i Guardiolës i hapi rrugën Arsenalit që ta merrte Aubameyang për 65 milionë euro, një shumë rekord në atë kohë dhe operacioni i fundit i madh i Arsene Wengerit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aubameyang guardiola merkato aubameyang guardiola merkato

Sondazh

Poll