Sport

“Hakmarrje e ëmbël” Napoli mposht Sarrin dhe fiton Kupën e Italisë, Juventus tradhëtohet nga “ruleta ruse”

17 Qershor 2020, 21:26 Nga DOSJA
“Hakmarrje e ëmbël” Napoli mposht Sarrin dhe fiton

ITALI-Kupa e Italisë është e Napolit. Skuadra e drejtuar nga Rino Gattuso mposhti Juventusin në “San Paolo” në lotarinë e 11-metërshave (3-1), pasi 90 minutat e kohës së rregullt dhe 3 të shtesës përfunduan me rrjeta të paprekura, duke koleksionuar Kupën e gjashtë në histori. Paulo Dybala dhe Danilo “tradhtuan” shokët e ekipit bardhezi në dy seritë e para të goditjeve, ndërsa napolitanët realizuan katër radhazi, duke mos i dhënë mundësi Ronaldos të ekzekutonte të pestën.

Në fakt, Napoli e meritoi triumfin përfundimtar për gjithçka dha në fushë, ku dy herë goditi shtyllën, ndërsa në minutën e 3-të shtesë Buffon bëri mrekullinë duke shmangur një gol të sigurt pas goditjes me kokë të Maksimovicit.

Festë për Elseid Hysajn, që u aktivizua në minutën e 81-të në vend të Mario Ruit, trishtim me kuqeziun tjetër, Giacomo Vrionin, që priste t’i gëzohej trofeut të parë me fanellën e Juves, qoftë nga stoli i rezervave.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus kupa e italise napoli juventus kupa e italise napoli

Sondazh

Poll