Sport

Dortmundi dështon kundër Mainzit, as Leipzig nuk ia del në kampionat

17 Qershor 2020, 20:49 Nga DOSJA
Dortmundi dështon kundër Mainzit, as Leipzig nuk ia del në

Borussia Dortmund sot pësoi një humbje të papritur në shtëpi me rezultatin 0-2 përballë Mainzit. Verdhezinjtë u treguan shumë të ngathët dhe pa shpirt gare në shumicën e lojës.

Miqtë shënuan me 19-vjeçarin Burkardt në minutën e 33′, ndërsa në pjesën e dytë ishte Mateta me penallti në të 49′ ai i cili praktikisht mbylli takimin.

Leipzig nuk arriti të shfrytëzojë ndalesën e Dortmundit, pasi barazoi në shtëpi me Dusseldorfin me rezultatin 2-2. Miqtë shënuan në minutën e fundit golin e barazimit. Kampl (60′) dhe Timo Werner (63′) iu dhanë avantazhin e dyfishtë. Miqtë shpërthyen në minutat e fundit, pasi shënuan në të 87′ me Skrzybski dhe Hoffman në të 90’+2′.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund leipzig mainz dortmund leipzig mainz

Sondazh

Poll