Sport

Del raporti i ri për aksidentin fatal të Kobe Bryant/ Piloti i helikopterit mendoi se po ngjitej, por në të vërtetë u për

18 Qershor 2020, 07:56 Nga DOSJA
Del raporti i ri për aksidentin fatal të Kobe Bryant/ Piloti i

SHBA– Në janar të këtij viti, incidenti tragjik me helikopter që i mori jetën basketbollistit të njohur Kobe Bryant dhe vajzës së tij  13-vjeçare, Gianna, tronditi botën.

Në një raport të ri të raportuar sëfundmi nga mediat e huaja, mësohet se piloti nuk ka munduar të bëjë një koordinim të saktë me kontrollorët e trafikut, shkak ky që ka çuar në aksidentin fatal.

Mjegulla e madhe dhe moti i keq ia bënë të pamundur shikimin, derisa piloti Ara Zobayan nuk u raportoi siç duhej kontrollerëve. Zobayan u raportoi kontrolluesve të trafikut ajror se po ngjitej në 4,000 metra për të arritur mbi retë kur  në të vërtetë, helikopteri po ulej duke iu përplasur një kodre në veriperëndim të Los Angeles.

Raporti nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit thotë se Zobayan mund të ketë “keqkuptuar” bisedën me kontrolluesit, gjë që mund të ndodhë kur një pilot është i çorientuar dhe ka një shikueshmëri të ulët.

1.700 faqet e raporteve nuk dalin në një përfundim të arsyes së vërtetë që shkaktoi përplasjen e helikopterit me kodrën, ndërkohë ‘The Guardian’ shkruan se një raport përfundimtar mbi arsyen e aksidentit do të publikohet më vonë.

Kujtojmë se Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan vdiq më 26 janar 2020, pas aksidentit ajror. Mediat vendase bëjnë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopretin e tij privat, bashkë me vazjën 13-vjeçare dhe 4 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ara zobayan gianna vdes kobe bryant ara zobayan gianna vdes kobe bryant

Sondazh

Poll