Sport

Koronavirusi nuk pyet as për “xhaketat e zeza”, arbitri shqiptar rezulton me Covid-19

18 Qershor 2020, 09:42 Nga DOSJA
Koronavirusi nuk pyet as për “xhaketat e zeza”, arbitri

KOSOVË-Vetëm pak ditë pas rinisjes së futbollit në Kosovë, një gjyqtar në këtë vend ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Bëhet fjalë për Ilir Mehmetin, i cili e ka konfirmuar diçka të tillë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku shkuar se pas testit të kryer ka rezultuar pozitiv.

“Të nderuar miq, pas testimit ne Qendrën Infektive për shkak të disa simptomave të shfaqura, unë sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Menjëherë jam vetëizoluar dhe jam ne gjendje te mirë shëndetësore. Shpresoj shumë se numri i te prekurve nga Covid-19 do të zvogëlohet në ditët në vijim dhe se do ta kalojmë këtë pandemi sa më lehtë që është e mundur”, ka shkruar Mehmeti në “Facebook”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arbitri shqiptar ilir mehmeti arbitri shqiptar ilir mehmeti

Sondazh

Poll