Sport

VIDEO/Napoli në festë, tifozët nuk pyesin për koronavirusin dhe festojnë në rrugët e qytetit triumfin në Kupën e Italis

18 Qershor 2020, 14:47 Nga DOSJA
VIDEO/Napoli në festë, tifozët nuk pyesin për koronavirusin

ITALI-Festë e jashtëzakonshme në Napoli për triumfin e skuadrës së qytetit ndaj Juventusit në finalen e Kupës së Italisë. Mijëra tifozë napoletanë u mblodhën në sheshet kryesore për të festuar fitoren e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm futbollistik në Itali.

Flamuj blu, flakadanë e fansa që këndojnë, qëndruan për orë me radhë jashtë për suksesin e veçantë të Napolit. Festa mori edhe më shumë vlerë pasi përballë, në finale, ishte Juventus një rival i përjetshëm i të kaltërve, dy skuadrat të cilat kanë zhvilluar përballje të tensionuara për dekada me radhë.

Nga ana tjetër, zhgënjimi ishte i qartë në Torino, me rrugët e qytetit të cilat heshtën pas vërshëllimës finale në Olimpico të Romës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus kupa e italise napoli juventus kupa e italise napoli

Sondazh

Poll