Sport

Werner është i Chelseat, klubi anglez zyrtarizon afrimin e lojtarit, ja sa do të fitojë gjermani në vit

18 Qershor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Werner është i Chelseat, klubi anglez zyrtarizon afrimin e lojtarit,

ANGLI-Timo Werner është zyrtarisht një lojtar i Chelseat, klubi anglez ka komunikuar në faqen zyrtare se ka gjetur akordin me lojtarin gjerman. Werner do të mbërrije në Angli në korrik, ku do të kryejë ekzaminimet mjekësore dhe do të hedh firmën në kontratë deri në vitin 2025.24 vjeçari nga Stutgarti aktualisht është duke shijuar sezonin më të mirë të karrierës së tij, kur kanë mbetur edhe 2 në përfundim të Bundesligës gjermane, Ëerner ka shënuar 32 gola dhe ka regjistruar 13 asistime në 43 paraqitje.

Chelsea ka rënë dakord të paguajë 50 milion € për kartonin e lojtarit, ndërsa gjermani do të përfitojë 10 milion € për sezon. Për faqen zyrtare të klubit të Chelsea-t, Werner u shpreh. “’Jam i lumtur që po nënshkruaj për Chelsean, është një moment krenarie për mua që po bashkohem me këtë klub.

Sigurisht që dua të falënderoj RB Leipzig, klubin dhe tifozët, për katër vitet fantastike. Do të jenë gjithmonë në zemrën time. Mezi pres sezonin e ardhshëm, së bashku do të kemi një të ardhme shumë të suksesshme.” Përfundon gjermani për faqen zyrtare të Chelseat.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea leipzig werner chelsea leipzig werner

Sondazh

Poll