Sport

Motra e Ronaldos sulmon Sarrin: Nuk e kuptoj se si mund të luash kështu

18 Qershor 2020, 14:36 Nga DOSJA
Motra e Ronaldos sulmon Sarrin: Nuk e kuptoj se si mund të luash

ITALI-Elma Aveiro, një nga dy motrat e Cristiano Ronaldo, nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen e Juventus në finalen e Kupës së Italisë ajo lëshon një akuzë të fortë për Maurizio Sarri përmes profilit të saj në Instagram: “Cfarë mund të bëjë tjetër? I vetëm nuk mund të bësh mrekulli. Nuk e kuptoj si mund të luash kështu.Kokën lart, më shumë nuk mund të bënte”. Një mendim që në fakt, duke parë se Elma nuk është eksperte e taktikave, ngjan më tepër si një qendrim i vetë Ronaldos dhe ky është problem për Sarrin.

 

 

 

Que mais podes fazer ??‍♂️é isso e não passa disso, por isso meu querido sozinho não fazes milagres… não consigo perceber como se joga assim ⚽️enfim .. cabeça erguida , mais não podes fazer ??‍♂️meu Rei ?

A post shared by Elma Aveiro (@elma_oficial) on

Ronaldo është mësuar të ngrejë lart trofe e cdo humbje është vështirë të gëlltitet. Në fillim kundër Milan (ku humbi edhe një penallti) e pastaj kundër Napolit, fenomeni portugez ka tradhëtuar pritshmëritë me dy përfaqësime larg nga niveli që ka treguar gjithnjë. Së bashku me Sarri, në bankën e të akuzuarve është pikërisht kampioni e kur Mbreti sulmohet, familja i bëhet mburojë…

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo elma aveiro juventus sarri cristiano ronaldo elma aveiro juventus sarri

Sondazh

Poll