Politike

Prishjet e ndërtesave në Velipojë, Ademi padi ndaj policisë dhe IKMT-së: Shpërdoruan detyrën

18 Qershor 2020, 11:31 Nga DOSJA
Prishjet e ndërtesave në Velipojë, Ademi padi ndaj policisë

SHKODËR– Bashkia e Shkodrës, me në krye Voltana Ademin ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Shkodrës, kundër IKMT-së dhe drejtorisë vendore të policisë Shkodër.

Mësohet se Ademi, në padinë e depozituar, akuzon IKMT-në dhe policinë për shpërdorim detyre. Kryebashkiakj shton gjithashtu se shembja e ndërtesave është bërë me selektim partish.

“Bashkia Shkodër me cilësinë e kallëzuesit, vlerëson se Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit nuk kanë vepruar drejt dhe ligjërisht, por kanë «shpërdoruar detyrën» që i ngarkon ligji në aksionin e organizuar për prishjen e 24 objekteve «beach-bare», në datën 10.06.2020 dhe 11.06.2020, në bregdetin e Plazhit të Velipojës, Njësia Administrative Velipojë,”- thuhet në padi.

Pak ditë më parë, IKMT-ja zbarkoi në Velipojë ku shembi disa godina që ishin të ndërtuara pa leje, gjatë 20 viteve të fundit. Aksioni u zhvillua me përplasje me banorët dhe biznesmenët e pronave që u shemben. U përdor gaz lot sjellës dhe një nga vajzat humbi ndjenjat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aksioni ne velipoje shkoder voltana ademi aksioni ne velipoje shkoder voltana ademi

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 10:36

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Kryenegociatorin për Zhvillimim e Negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas Ramës kryenegociatori ës...