Aktualitet

Ekezekutimi i Hekuran Billës/ “Hasmi” i biznesmenit hyri ilegalisht në Shqipëri një ditë para vrasjes

18 Qershor 2020, 08:19 Nga DOSJA
Ekezekutimi i Hekuran Billës/ “Hasmi” i biznesmenit hyri

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Hekuran Billës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se policia po punon për arrestimin e Viktor Markut, i cili dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri biznesmenin. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Viktor Marku ka hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Mali i Zi, një ditë para vrasjes së Hekuran Billës. Nuk dihet ende nëse Marku ka kaluar sërish kufirin apo fshihet brenda territorit shqiptar.

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin.  . Dosja.al raportoi se për këtë vrasje është shpallur në kërkim e Viktor Marku.   Ndërkohë sot është arrestuar një i afërm i Viktor Markut, i cili dyshohet se informonte ekzekutorin për lëvizjet e viktimës.

Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa ekzekutohet hekuran billa

Sondazh

Poll