Aktualitet

Protesta e Shoqatës së Transportit, Tritan Kalo përgënjeshtron Ministrinë e Infrastrukturës: Komiteti i ekspertëve nuk me

17 Qershor 2020, 17:53 Nga DOSJA
Protesta e Shoqatës së Transportit, Tritan Kalo

TIRANË – Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila u shpreh pas protestës së Shoqatës së Transportit, se shtyrja e hapjes së Transportit Publik është në kompetencën e Komitetit të Ekspertëve. Sipas Kalos, Komiteti, ku edhe ai bën pjesë nuk ka fuqi vendimmarrëse por vetëm këshilluese.

Postimi i Kalos

KOHË KOVIDIANE …I DETYRUAR për të bërë një SQARIM shterues për mediat vizive, ato të shkrojtura, zëdhënësit e funksionarët e Ekzekutivit, si dhe për Publikun e gjërë…Mervyn LeRoy shprehet se: “Shpik një rrenë të mirë e njerzit do ta marin për ar të kulluar.”….Në Deklaratën e sotme në lidhje me një protestë të punonjësve të Transportit Publik para Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjitikës (MIE), në të gjitha kanalet televizive dhe në shumë media u theksua se “Komiteti i Ekspertëve ka vendosur se…”….Mqse NUKU është rasti i parë që ndodh një gjë e tillë, unë jam i detyruar t’ju sqaroj për hir të së vërtetës faktike se: ”Komiteti i Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i Ri” i ngritur me Vendimin Nr. 566 të datës 31.01.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale (MShMS) ku edhe unë bëj pjesë, është ngritur për të hartuar draft-dokumenta si dhe për të këshilluar në lidhje me Mirëmënaxhimin e këtij infeksioni si dhe për Monirtorimin e tij…..Ai u ngrit kur infeksioni Sars-Cov2/Covid-19 ende nuk ishte deklaruar në Shqipëri, si dhe kur ai ende nuk ishte shpallur si Pandemi nga OBSH.…NUK ka asnjë GËRMË të vetme në të, që të shprehet se ky KOMITET KËSHILLIMOR dhe SUGJERUES për veprime dhe masa të cilat duhen ndërmarë për mirëkontrollimin e mirëmenaxhimin e sfidës Sars-Cov2/Covid-19, ka edhe atribute VENDIM-MARRËSE/LEGJILATIVE….Një tagër i tillë i VENDIM-MARJES është vetëm e vetëm një atribut i Organeve të Ekzekutivit aktual….NËSE gabime informuese të tilla janë të rastësishme e të paqëllimta duhet dikush t’i përgënjeshtrojë ato, POR nëse ato janë të qëllimta për të hedhur mbi supet e anëtarëve të tij diçka të pa parashikuar nga Legjislacioni Shqiptar, një gjë e tillë bëhet automatikisht e Ligjshme dhe e dënueshme në përputhje me Ligjet në Fuqi…..Kontributi ynë si specialistë në këtë Komitet është thjesht një kontribut Profesional dhe mbi baza VULLNETARE pa as më të voglin përftim monetar, sikundër ndodh aktualisht në Komisionet Parlamentare ose në Bordet e ngritura prej Ekzekutivit ….Ju faleminderit për mirëkuptimin, Dr. Tritan Kalo.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll