Aktualitet

Aksioni i IKMT në Shëngjin, banorët përplasen me policinë: S’na kanë njoftuar, duam kohë

17 Qershor 2020, 16:11 Nga DOSJA
Aksioni i IKMT në Shëngjin, banorët përplasen me

LEZHË– Prishja e ndërtimeve pa leje nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Shëngjin është shoqëruar me tensione.

Teksa mjetet e IKMT-së kanë mbërritur pranë objekteve të shënuara për t’u shembur, pronarët janë mbledhur para pronarve të tyre duke kundërshtuar prishjen.

Për të shuar tensionet, në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar tensionet. Por kjo nuk i ka ndaluar pronarët që të përplasen edhe me ta.

Pronarët e objekteve pretendojnë se nuk janë lajmëruar më parë për aksionin e IKMT-së. Ata kërkojnë më shumë kohë për largimin e materialeve nga objektet e tyre.

Që në fillim të këtij sezoni turistik, IKMT ka ndërhyrë në plazhet e vendit për ndërtimet pa leje. Pas Velipojës dhe Tales, sot ka nisur aksioni edhe në zonën e Shëngjinit. Në çdo zonë, shembjet janë shoqëruar me përplasje mes pronarëve të godinave dhe Policisë. Në Shengjin, janë 36 objekte kryesisht me konstrukt prej druri të cilat do të shemben në këtë zonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt ne shengjin ikmt ne shengjin

Sondazh

Poll