Aktualitet

U dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria miraton fondin për riparimin e ndërtesave në Kavajë dhe Kamëz

17 Qershor 2020, 16:23 Nga DOSJA
U dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria miraton fondin

TIRANË– Qeveria ka miratuar fondin për riparimin e pallateve në Kamëz dhe Kavajë të dëmtuar nga tërmetii 26 nëntorit. Mësohet se fondi kap vlerën 510 milion e 240 mijë lekë.

Për Bashkinë Kamëz do të shkojnë 163 milion e 890 mijë ndërsa pë Bashkinë e Kavajës, 346 milion e 350 mijë lekë. Paratë do të përdoren për rikonstruksionin e pallateve të dëmtuara dhe banesave individuale.

V e n d i mi

PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË BANESAVE INDIVIDUALE DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) NË BASHKITË KAMZË DHE KAVAJË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 ishte një nga më të fortët që është regjistruar ndonjëherë në vendin tonë. Si pasojë e lëkundjeve të forta u shembën qindra ndërtesa, duke lënë të pastrehë mijëra shqiptarë. Po ashtu humbën jetën edhe 51 persona, të cilët mbetën nën rrënojat e ndërtesave.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fondi per riparimet ne kavaje dhe kamez termeti i 26 nentorit fondi per riparimet ne kavaje dhe kamez termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll