Aktualitet

Nuk respektuan protokollet e sigurisë për COVID-19, “kërcasin” gjobat në Durrës, bllokohen edhe dy furgonë që transpo

17 Qershor 2020, 17:32 Nga DOSJA
Nuk respektuan protokollet e sigurisë për COVID-19,

DURRËS -Ditën e sotme në Durrës janë kontrolluar 15 subjekte, për respektimin e protokolleve të sigurisë ndaj COVID-19. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se është bllokuar një subjekt, ndërsa 2 të tjerë janë gjobitur, njëri me 1 milion lekë të reja, ndërsa tjetri me 1 milion lekë të vjetra. Gjithashtu janë bllokuar dhe gjobitur dy mjete, që transportonin punonjës të fasonerive.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një takim të zhvilluar me task-forcën Anti-Covid, kërkoi zero tolerancë ndaj subjekteve që shkelin protokollet e sigurisë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 50 raste të reja me COVID-19, nga 333 të testuar. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë shënuar 1722 të infektuar dhe kanë humbur betejën me sëmundjen 38 pacientë.

(g.sh./dosja.al)

 

 

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten subjektet ne durre protokolli i sigurisë gjobiten subjektet ne durre protokolli i sigurisë

Sondazh

Poll