Aktualitet

Arrestimi i Sami Demës, reagon Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhë: Është ‘show’! SPAK shkeli të gjitha parimet

17 Qershor 2020, 16:30 Nga DOSJA
Arrestimi i Sami Demës, reagon Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhë:

LEZHË– Dhoma Vendore e Avokatisë në Lezhë ka reaguar lidhur me arrestimin e avokatit, Sami Dema, ndaj të cilit GJKKO kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Shaqe Marinaj, nënkryetare e Dhomës së Avokatisë Lezhë, e ka konsideruar shfaqje arrestimin e tij duke u shpreh se vendimi cënonte profesionin e avokatit. Gjithashtu ajo pretendon se masa e sigurisë e vendosur ndaj tij është marrë pa ezauruar procedurat për njoftimin e tij në mënyrë që të ishte i pranishëm në seancën gjyqësore.

“Që të kuptohet nëse ka veper penale, absolutisht duhet të marrë dënimin përkatës sipas ligjit, por në asnjë mënyrë nuk pajtohem me shoë të drejtësisë dhe me nëpërkëmbjen e një profesioni kaq fisnik,”-shkruhet ndër të tjera në reagim.

REAGIMI I PLOTË:  

Arrestimi i kryetarit të Dhomes Vendore të Avokatisë Lezhë, që përfaqëson tre rrethe është shoë dhe cënim i profesionit të Avokatit në Republiken e Shqipërisë. Drejtësia e Re u betua se do të ngrihej mbi parimet e deklarates universal për të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit.Por SPAK vërtetoj terësisht të kunderten, duke shkelur me të dyja këmbet të gjitha parimet mbi të cilat duhej të bazohej drejtësia. Përse masa e sigurimit përsonal “Arrest në burg” në mungesë? Pse nuk janë ezauruar proçedurat për njoftimin e të akuzuarit dhe të njoftohej të marrë pjesë në seancen e vlersimit të arrestimit? Që të kuptohet nëse ka veper penale, absolutisht duhet të marrë dënimin përkatës sipas ligjit, por në asnjë mënyrë nuk pajtohem me shoë të drejtësisë dhe me nëpërkëmbjen e një profesioni kaq fisnik, siç është ai i avokatit.Me këtë rast të papreçedent i bëj thirrje të gjithë kolegeve të protestojmë, në krah të respektimit të ligjit, e të respektimit të të drejtave të njeriut si dhe venien në vendin e duhur të drejtat dhe figuren e profesionit të avokatit në Republiken e Shqipërisë.

Dema u arrestua ditën e djeshme nga policia lokale pasi akuzohej se u merrte para klientëve të tij me synimin që të ndikonte në vendimin e prokurorëve ose gjyqtarëve të çështjeve për lehtësim të masës së dënimit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokati sami dema dhoma vendore e avokatisë në lezhë sami dema avokati sami dema dhoma vendore e avokatisë në lezhë sami dema

Sondazh

Poll