Aktualitet

Manastirliu takim me inspektorët e task-forcës Anti-covid: Zero tolerancë për subjektet që shkelin protokollet e sigurisë

17 Qershor 2020, 16:15 Nga DOSJA
Manastirliu takim me inspektorët e task-forcës Anti-covid: Zero

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me inspektorët e task-forcës Anti-covid. Ajo ka kërkuar zero tolerancë për subjektet që shkelin protokollet e sigurisë. Sipas Manastirliut, fati i luftës varet nga secili prej nesh.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 50 raste të reja me COVID-19, nga 333 të testuar. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë shënuar 1722 të infektuar dhe kanë humbur betejën me sëmundjen 38 pacientë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll