Aktualitet

‘Ik ore ftyr…’/ IKMT në Shengjin për të rrafshuar ndërtimet pa leje, pronari përplaset me Policinë: Ku me e marr me

17 Qershor 2020, 16:40 Nga DOSJA
‘Ik ore ftyr…’/ IKMT në Shengjin për të

LEZHË– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes ka ‘zbarkuar’ sot në Shengjin për të prishur ndërtesat pa leje. Teksa mjetet e IKMT-së kanë mbërritur pranë objekteve të shënuara për t’u shembur, pronarët janë mbledhur para pronarve të tyre duke kundërshtuar prishjen.

Për të shuar tensionet, në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar tensionet. Por kjo nuk i ka ndaluar pronarët që të përplasen edhe me ta. Në videon e mëposhtme dëgjohet një prej tyre që thotë: Ku me e marr me ashtu…? Ik ore ftyr…

Sipas pronarëve të ndërtimeve pa leje, IKMT nuk i ka njoftuar më parë për aksionin, duke mos u lënë kohë që të tërheqin materialet nga godinat.

Ndërkohë IKMT, prej disa kohësh ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, me qëllim lirimin e hapësirave të zëna publike.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt ne shengjin shengjin ikmt ne shengjin shengjin

Sondazh

Poll