Aktualitet

Zbulimi i Oxford? A po përdoret ‘Deksametazoni’ tek të sëmurët me COVID-19 në Shqipëri. Flet shefja e Infektivit: Ja p

17 Qershor 2020, 15:54 Nga DOSJA
Zbulimi i Oxford? A po përdoret ‘Deksametazoni’ tek të

Studiuesit britanikë të Universitetit të Oxford thanë se deksametazoni (Dexamethasone) që përdoret që prej viteve ‘60 për të zvogëluar inflamacionin për sëmundje të tilla si artriti, ulë shkallën e vdekjes me rreth një të tretën në më shumë se 2 mijë pacientë të sëmurë rëndë me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Por a përdoret ky ilaç tek personat e prekur nga COVID-19 në Shqipëri?

Shefja e Infektivit, doktoreshë Najada Çomo deklaron në një prononcim për “BalkanWeb” se ky bar përdoret nga ky shërbim tek pacientët që kanë insuficiencë respiratore.

“Bari dexamethasone është një bar i përdorur në shërbimin infektiv dhe vijon të përdoret për personat që kanë insuficiencë respiratore në gjendje të rëndë, pra ajo që në gjuhën mjekësore quhet detresi respirator, që rëndon situatën e këtyre pacientëve”, deklaroi Çomo për “BalkanWeb”.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pranoi sot se ky është trajtimi i parë që ul vdekshmërinë te pacientët me koronavirus.

“Ky është trajtimi i parë që shfaq uljen e vdekshmërisë te pacientët me Covid-19, të cilët trajtohen me oksigjen apo me ventilatorë”, tha drejtori i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus.

“OBSH-ja do të koordinojë të gjitha analizat e të dhënave, me qëllim që të kemi një kuptim më të qartë të ndikimit të këtij ilaçi. Udhëzimet klinike të OBSH-së do të përditësohen, me qëllim që të tregojnë se si ky ilaç duhet të përdoret për pacientët me Covid-19”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

Marrë nga BW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dexamethasone najada çomo tirane dexamethasone najada çomo tirane

Sondazh

Poll