Aktualitet

“Ma thanë me gojë, unë dua dokumenta”/ Pronarja qëndron para fadromës dhe kundërshton shembjen nga IKMT-ja: Ma kanë p

17 Qershor 2020, 17:23 Nga DOSJA
“Ma thanë me gojë, unë dua dokumenta”/ Pronarja

LEZHË– Aksioni i IKMT-së në plazhin e Shëngjinit, është shoqëruar me përplasje me pronarët e objekteve. Një pronare është përplasur me policinë teksa fadroma kishte nisur punën për shembjen e biznesit të saj.

Ajo ka rrëfyer se biznesi i ishte prishur disa herë edhe pse ajo kishte fituar betejen në Gjykatë vite më parë. Më tej ajo ka rrëfyer për kamerat se nuk ka marrë asnjë shkresë për shembjen e biznesit dhe se vendimi i ishte komunikuar me gojë.

“Nuk më kanë lënë shkresë. Firmën time e kanë gjëkundi.Kur të vijë shkresa atëherë. Kam çdo gjë me letra që nga viti 2001. E kemi fituar me gjyq se ma prishën njëherë. Jam e bllokuar me halle e probleme, unë po them se unë nuk jam e jashtëligjshme. Kam paguar taksat dhe kjo nuk është hera e parë që më prishet. Më thanë që do të vijnë nesër, e jo sot. Dua dokumentacionin,”-u shpreh pronarja.

Që në fillim të këtij sezoni turistik, IKMT ka ndërhyrë në plazhet e vendit për ndërtimet pa leje. Pas Velipojës dhe Tales, sot ka nisur aksioni edhe në zonën e Shëngjinit. Në çdo zonë, shembjet janë shoqëruar me përplasje mes pronarëve të godinave dhe Policisë. Në Shengjin, janë 36 objekte kryesisht me konstrukt prej druri të cilat do të shemben në këtë zonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt ne shengjin shengjin ikmt ne shengjin shengjin

Sondazh

Poll