Bota

Protestat e infermierëve në Francë, polemikat  pas arrestimit infermieres që sulmoi oficerin e policisë

17 Qershor 2020, 07:50 Nga DOSJA
Protestat e infermierëve në Francë, polemikat  pas

PARIS– Në Paris janë mbajtur protesta të mëdha nga infermierët  ku përmes pamjeve të publikuara edhe nga mediat e  huaja shihet  se policia ka ushtuar dhunë ndaj demonstruesve. Policia ka arrestuar dhe  tërhequr zvarrë një infermiere e cila kishte tentuar të sulmonte oficerët e  policisë.

Në një video të bërë virale shihet  momenti i dhunshëm kur  policia arreston  një infermiere. Kjo video ka shkaktuar shumë polemika nga zyrtarët dhe kritikët në vend, pasi mënyra e arrestimit të infermieres nga policia ishte ç’njerëzore.

“Një grua, infermiere në profesion, u arrestua për përbuzje dhe sulm ndaj  policisë .”– tha një burim policie, raporton Agjensia franceze  (AFP) ndërsa videoja nga momenti i arrestimit të saj qarkulluan në rrjetet sociale.

Sipas autoriteteve vendase në Paris pasditen e së martës u mblodhën mbi 18,000 demonstrues, që mbushën rrugët e kryeqytetit francez, për lirimin e infermieres.

Burimi: Lemonde

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohet infermierja protestat ne france arrestohet infermierja protestat ne france

Sondazh

Poll