Aktualitet

COVID-19/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Respektoni masat, kemi listën e personave të infektuar, kush nuk karantinohet

17 Qershor 2020, 10:52 Nga DOSJA
COVID-19/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Respektoni masat, kemi

Tiranë- Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që respektojnë masat për COVID-19. Uniformat blu iu bëjnë apel qytetarëve që të mos qëndrojnë grumbull dhe të respektojnë distancimin social. Policia bën me dije se ka listën e personave të infektuar dhe kush nuk karantinohet do procedohet.

Njoftimi i Policisë:

Policia apelon për qytetarët për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

?Të nderuar qytetarë,

?Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi COVID-19, kërkojmë bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin tuaj për parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni.

?Respektoni protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive.

?Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoi shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat.

? Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t’u infektuar dhe përhapur COVID-19.

? Cilido që është i infektuar me COVID-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.

?Të nderuar qytetarë, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ju falënderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, për ta kaluar së bashku këtë situatë të vështirë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat për covid 19 masat për covid 19

Sondazh

Poll