Aktualitet

“Babi i Turit është shofer autobusi”, personazhi që ‘çmendi’ maturantët pjesë e protestës së shoqatave të trans

17 Qershor 2020, 10:13 Nga DOSJA
“Babi i Turit është shofer autobusi”, personazhi që

TIRANË- Turi ishte personazhi që shkaktoi zemërim dhe protesta pas provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, por sot është bërë pjesë e pankartave në protestën e Shoqatave të Transportit Publik Qytetas dhe Ndërqytetas.

Sot protestuesit kanë zgjedhur që personazh kryesor të pallurave të tyre të ishte Turi. Në parrullat e tyre mudn të lexoje: “Edhe Turi le ta di, pa transport nuk ka qetësi”, apo “Babi i Turit është shofer autobusi”, “A do bëhet turi shofer autobusi?!” “Edhe Turi e do transportin publik”.

Shoqata e Transportit Rrugor ka protestuar sot dhe kërkojnë që të rifillojnë punën. Ata kërkojnë heqjen e akcizës për naftën, rimburësim dhe një pagë të dytë lufte me 400 mijë Lekë. Protesta sot u shpërnda me forcë nga Policia, por shoqata është shprehur se do vijojnë sërish tubimet e tyre dhe janë gati të rrezikojnë dhe burgun.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet transporti publik protesta e transportit shoqatat e transportit hapet transporti publik protesta e transportit shoqatat e transportit

Sondazh

Poll